6.9 C
Pristina
Monday, January 27, 2025

Buy now

spot_img

Prishtina me fitore dramatike ndaj Pejës

Peja ishte një pikë prapa, 75:74, por kishte kohë prej 20 sekondash për aksionin e fundit në ndeshjen ndaj Sigal Prishtinës.

Sulmi u realizua, ndërsa Dardan Berisha pasoi për Arti Hajdarin, që po priste për të gjuajtur për tri pikë.

Hajdari megjithatë nuk qëlloi. Në sulm kërceu Amin Hot, që kapi topin dhe gjuajti nga kërcimi, por as ai nuk shënoi. Dhe kështu fitorja me rezultat 75:74 i takoi Sigal Prishtinës.

Ndeshja e së dielës mbrëma i takoi xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës në basketboll. U zhvillua në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Për Prishtinën është fitorja e njëmbëdhjetë këtë edicion. I ka edhe tetë humbje dhe me 30 pikë renditet e treta. Peja i ka 29 pikë. Ka dhjetë fitore e nëntë humbje.

Për Pejën ishte humbja e dytë rresht. Për Prishtinën ishte fitorja e pestë rresht.

Prishtina e fitoi çerekun e parë me rezultat 21:17. Peja kishte epërsi të shkurtër, 32:30 e 33:32 në mesin e çerekut të dytë, por sërish Prishtina kaloi në epërsi dhe pas 20 minutave rezultati ishte 42:33 për ekipin e kaltër.

Në çerekun e tretë epërsia e Prishtinës shkoi deri në 13 pikë, 56:43. Pas këtij çereku rezultati ishte 58:51. Pejanët megjithatë nuk u dorëzuan deri në fund dhe kishin gjuajtën përfundimtare për fitore. Por Prishtina kishte edhe fat për fitoren e radhës, ndërsa mbajti epërsi prej pak pikësh gjatë gjithë çerekut të katërt.

Rashid Mahalbashiq u dallua te Prishtina me 15 pikë, 11 kërcime e katër asistime. Jaëachi Nzeakor i kishte 12 pikë e shtatë kërcime. Donte Clark kontribuoi me 14 pikë e tri kërcime.

Tristan Ipke i kishte 11 pikë e tri kërcime te Peja. Dardan Berisha ishte më efikasi me 14 pikë, ndërsa shtoi edhe gjashtë kërcime.  Arti Hajdari realizoi 13 pikë, ndërsa 11 pikë i kishte edhe Jasquez Yoë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img