Site icon PrishtinaPress

“Prishtina” me aksion për shkyçjen e borxhlinjve në Lipjan dhe Shtime: S’ka ujë pa paguar”

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se nesër (e mërkurë) do të nis një aksion të madh në Shtime e Lipjan për borxhlinjtë e mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegal.

KRU “Prishtina” njofton se të nesër (e mërkurë) duke filluar nga ora 10:30 do të ketë aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë , me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha, në Shtime e Lipjan.

“Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit”, është mesazhi i KRU “Prishtina”.

Këtë aksion do të asistoj edhe Policia e Kosovës.

KRU “Prishtina” njofton se borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milion euro, 40 milion nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milion nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.

Exit mobile version