3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Prishtina Mall – njihuni me qendrën më të madhe tregtare dhe moderne në Evropën Juglindore!

Me lokacionin më strategjik të mundshëm, autostradat e magjistralet do të mundësojnë që të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të rajonit të kenë qasje të lehtë për në liderin e ri të sektorit të qendrave tregtare dhe argëtimit – Prishtina Mall.

10 investitorë vendorë janë bashkuar për ta ndërtuar këtë qendër e cila pritet të hapet në vjeshtën e vitit 2022, dhe e cila përveç se do t’i mbajë qytetarët e Kosovës brenda vendit për t’i kryer blerjet e preferuara, gjithashtu do të sjell edhe dhjetëra mijëra turistë nga vendet e rajonit për ta parë perlën e regjionit.

Me një hapësirë prej mbi 250 mijë metrave katrorë, Prishtina Mall do të jetë shtëpi e mbi 200 brendeve prestigjoze ndërkombëtare, do të ofrojë të gjitha llojet e ngjitjeve, kërcimeve dhe lojërave, do ta ketë liderin e operatorëve të kinemave në Evropë me teknologjinë më të re, e shumëçka tjetër.

Me arkitekturë unike të bazuar në pamjen përrallore të Maleve të Sharrit, Prishtina Mall do të jetë vendi i preferuar i gjithsecilit.

Me tavanet e saj të larta, atriumet me kupola qelqi nga të cilat rrezet e diellit depërtojnë në të gjitha katet, përfshirë edhe në parking, konsumatorët do të ndihen po aq të relaksuar sa kur shijojnë kohën e lirë nëpër qytet ose në një park me shumë argëtim për të gjithë.

Në një konferencë për media, kryetari i bordit të aksionarëve, Fatmir Zymberi, njëherazi pronar i Jysk dhe KFC, ka treguar se punimet po vazhdojnë me intensitet të lartë dhe se me këtë investim, diçka që Evropa Juglindore nuk e ka parë ndonjëherë, do të forcohet pozita e Kosovës si lokacioni lider për shopping dhe argëtim në Evropën Juglindore.

Ai gjithashtu i ka prezantuar edhe aksionarët e këtij investimi, të cilët janë: Xhevat Jusufi, pronar i kompanisë Buçaj, Burger King dhe Terranova, Shemsi Sahiti, Skënder Bajrami, Shukri Tullari, Ardian Krasniqi, Nexhat Fazliu, Sahit Hoti, Afrim Durmishi dhe Blerimi, pronari i “Intersport”.

Në anën tjetër, kryeshefi ekzekutiv i Prishtina Mall, ka treguar se i gjithë projekti ka kaluar në proces ndërkombëtar, duke shtuar se me Prishtina Mall do të krijohet diçka mahnitëse e cila do ta vendos Kosovën në hartë për blerje dhe argëtim.

Përndryshe, ky projekt gjigant pritet që t’i hap mbi 2,500 vende të punës.

Më poshtë i keni edhe disa fakte interesante që duhet t’i dini rreth Prishtina Mall:

– Gjithsej hapësira për qiradhënie 114,699 metra katrorë
– 
Gjithsej hapësira e ndërtesës 239,114 metra katrorë
– Gjithsej hapësira për argëtim 
16,438 metra katrorë
– Restorante, ushqime & pije 7,623 metra katrorë
– Mbi 5,000 hapësira parkingu falas
– Investimi më i madh privat lokal
– Punësim për mbi 2,000 persona
– Struktura më ekologjike në rajon, ndërtesë e certifikuar nga “Edge”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img