6.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Prishtina Mall hapi dyert për mediat dhe përfaqësuesit e brendeve

Më 19 janar, pas tre vitesh ndërtimi, një nga qendrat tregtare më të mëdha në Evropën Juglindore me krenari hapi dyert e saj për herë të parë për mediat dhe pronarët e bizneseve për një shikim të shpejtë të mrekullisë së saj nëpërmjet një vizitë ekskluzive shoqëruar me koktej.

Me një hapësirë prej 240,000 metrash katrorë, e projektuar nga LaguardaLow Architects nga Nju Jorku, dhe e certifikuar me EDGE level 1 për strukturën e saj miqësore ndaj mjedisit, Prishtina Mall përmbush standardet më të larta botërore dhe sjell prestigj ndërkombëtar në Kosovë dhe në mbarë rajonin, duke sjellë një koncept të ri argëtimi dhe shopingu.

Prishtina Mall me entuziazëm ofroi një mundësi për njerëzit që të njihen më mirë me qendrën dhe ofertat e saj, përmes këtij eventi mysafirët patën mundësinë të eksplorojnë ndërtesën, të marrin një vështrim nga prapaskenat e bizneseve që së shpejti do ta quajnë këtë ndërtesë të mrekullueshme shtëpi.

Vizita u shoqërua nga drejtori menaxhues Z. Alvaro Costa dhe Presidenti i Bordit Z. Fatmir Zymberi, të cilët dhanë një pasqyrë të historisë së qendrës tregtare dhe qiramarrësve të saj.

Pas vizitës, të pranishmit patën mundësinë e diskutimit të potencialit të fillimeve të tyre të reja gjatë koktejit, të organizuar në amfiteatrin e kësaj qendre.

Prishtina Mall do të hapet për publikun më 9 mars 2023, dhe është investimi më i madh privat në Kosovë, i cili do të sjellë më shumë se 200 marka ekskluzive, shumë prej të cilave hapen për herë të parë në Kosovë si Cinestar, Hyperactive, Hamleys, Intersport, Mr. Bricolage, etj.

Për më shumë informata ju lutemi kontaktoni departamentin e marketingut: [email protected] Apo vizitoni web faqen tonë: https://prishtinamall.com/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img