Prishtinë, 24 maj 2024 – Prishtina Mall, destinacioni kryesor i blerjeve në rajon, rikonfirmon përkushtimin e saj për pasurimin e komunitetit përmes një kontributi tjetër të rëndësishëm. Duke vazhduar traditën e saj të filantropisë, Prishtina Mall ka dhuruar bujarisht një koleksion të konsiderueshëm librash për shkollën fillore të ulët “Rizah Matoshi”.
Me këtë donacion, Prishtina Mall synon të rrisë resurset e bibliotekës së shkollës, duke i harmonizuar ato me kurrikulën arsimore si për ciklin e ulët ashtu edhe për atë të lartë. Dhurimi i këtyre librave nënvizon përkushtimin e Prishtina Mall për të nxitur rritjen arsimore dhe zhvillimin kulturor tek të rinjtë e komunitetit tonë.
“Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen dhe falënderimet tona më të sinqerta për kontributin tuaj të çmuar në dhurimin e librave për bibliotekën e shkollës sonë. Kontributi juaj është një mbështetje e madhe për edukimin dhe zhvillimin e nxënësve tanë, dhe do të ketë një ndikim të thellë dhe afatgjatë në pasurimin e njohurive dhe kulturës së tyre,” tha z. Avni Lubishtani, Drejtor i shkollës “Rizah Matoshi”. “Duke pasuruar bibliotekën në shkollën ‘Rizah Matoshi’, shpresojmë t’u ofrojmë nxënësve mjetet që u nevojiten për t’u shkëlqyer akademikisht dhe për të zgjeruar horizontet e tyre”, deklaroi kordinatorja për marketing znjsh. Vlera Uka, nga Prishtina Mall.
Ky donacion për shkollën SH.F.M.U “Rizah Matoshi” nënvizon përkushtimin e Prishtina Mall për përgjegjësinë sociale të korporatës dhe besimin e saj në rëndësinë e investimit në edukimin e rinisë sonë.