Home Marketing Prishtina Mall bëhet partner Elite i Platformës së mirëqenies “Çika”

Prishtina Mall bëhet partner Elite i Platformës së mirëqenies “Çika”

Personaliteti i njohur medial, autore dhe avokuese e mirëqenies Albana Osmani ka lansuar zyrtarisht platformën e saj premium të mirëqenies,“Çika”, gjatë një eventi të veçantë në Prishtina Mall.

Lansimi u shënua me zbulimin e statujës simbolike “Çika”, e vendosur tashmë brenda qendrës tregtare, si një përfaqësim i forcës, fuqizimit dhe rrugëtimit drejt mirëqenies holistike.

ÇIKA – Fuqizo mirëqenien tënde të përditshme

“Çika” është një platformë premium për fitness dhe mirëqenie, i ndërtuar me një mision të qartë: të udhëheqë çdo grua drejt forcës, qartësisë, vetëbesimit dhe një jete më të shëndetshme: fizikisht, emocionalisht dhe mendërisht.

Platforma ofron një eksperiencë të plotë mirëqenieje përmes ushtrimeve live, udhëzimeve nga ekspertë, sfidave të fitness-it dhe një komuniteti mbështetës, duke ndihmuar përdorueset të transformojnë rutinat e tyre ditore dhe të arrijnë potencialin maksimal. Duke integruar fitness-in, shëndetin mendor dhe stilin e jetesës, “Çika” pozicionohet si një partner i besueshëm në rrugëtimin e çdo gruaje drejt mirëqenies.

Si pjesë e këtij bashkëpunimi, Prishtina Mall do të shërbejë si partner elitë i platformës “Çika”, duke forcuar më tej përkushtimin e saj ndaj promovimit të mirëqenies, angazhimit të komunitetit dhe përvojave inovative.

Exit mobile version