Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tha se gjendja aktuale në qeverisjen e Prishtinës është kaotike.
“Jemi dëshmitar se në çfarë gjendje është Prishtina. Humbja e 25 milionë eurove në Prishtinë , është gjë e keqe për Prishtinën dhe lajm i keq, kur sot dihet se nevojat e qytetarëve të Prishtinës janë të mëdha”, tha Abrashi sot në emisionin “Studio e Hapur”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK3).
Sipas tij kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti po merret me politikë dhe jo për atë që është zgjedhur për të udhëhequr me Prishtinën.
“Vetëm puna punëtorëve në Komunën e Prishtinës po shihet se është potizive, për tjerat gjë jo. Nuk ka ndërtim të rrugëve, as Rruga “A”, nuk është kryer, ka pasur ndërtime pa leje, pra me një fjalë ka shumë mangësi në secilin sektor”, tha ai.
Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i cili ka qenë edhe kandidat për kryetar të Prishtinës tha se edhe pse është miratuar ligji për Prishtinën, nuk po shihen rezultatet e tij.