Site icon PrishtinaPress

Prishtina finalistja e parë e Superkupës në basketboll, triumfon ndaj Pejës në Prizren

KB Prishtina është skuadra e parë finaliste e Superkupës së Kosovës në Basketboll.

Klubi kryeqytetas ka mposhtur në gjysmëfinale skuadrën e KB Pejës me rezultat 91-80.

Më i dalluari te Prishtina ishte Rashad Williams, i cili realizoi 24 pikë në këtë ndeshje.

Kësisoj, Prishtina pren e para biletën për finale, teksa atje do të presë fituesin e duelit KB Trepça – KB Ylli.

Dueli i dytë gjysmëfinal zhvillohet sot nga ora 20:00 në “Sezai Surroi” në Prizren, aty ku është vendosur që të mbahet Superkupa për këtë vit.

Exit mobile version