Site icon PrishtinaPress

Prishtina, Ferizaj dhe Prizreni qytetet me numrin më të madh të të punësuarve në sektorin privat

Prishtina, Ferizaj dhe Prizreni janë qytetet me numrin më të madh të të punësuar në sektorin privat. Sipas një grafikoni të publikuar nga Instituti GAP del se në Prishtinë gjatë muajit qershor figurojnë si të punësuar 134 mijë e 619 qytetarë.

Pas Prishtinës, komuna e Ferizajt është qyteti me numrin më të madh të punësuarve. Sipas GAP-it, bazuar në të dhëna të ATK-së, në këtë qytet janë të punësuar 22 mijë e 218 persona.

Edhe Prizreni ka një numër të madh të punësuarve në sektorin privat. Sipas GAP-it, numri i punonjësve në këtë komunë është 21 mijë e 318 persona.

Sa i përket qyteteve që kanë numrin më të vogël të të punësuarve ato janë Zveçani me 65 të punësuar, Zubin-Potoku me 99 dhe Juniku me 164 persona.

Exit mobile version