-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Prishtina e zyrtarizon trajnerin Emmanuel Egbo

FC Prishtina është bërë me trajner të ri.

Emmanuel Egbo do t’ju prijë Bardhekalërve në vazhdim të sezonit, duke e pasuar Debatik Currin e larguar sot gjatë paradites.

Klubi kryeqytetas e ka zyrtarizuar ndërkohë përmes rrjeteve sociale trajnerin nigerian, i cili dikur ishte pjesë e KF Tirana.

Egbo ishte portier i shumë skuadrave, ndër to edhe Bylys e Tirana, kurse më vonë edhe si trajner i portierëve dhe kryetrajner i të dy këtyre skuadrave.

Egbos në punën e tij në ekipin e Prishtinës do t’i ndihmojë nga afër edhe trajneri nga Shqipëria, Eldiano Topi.

Trajneri i ri është shprehur i lumtur për mundësinë që po i jepet, ndërsa synon që ta këndellë ekipin që nuk di për fitore në shtatë ndeshjet e fundit.

“E njoh Prishtinën, është klubi më i madh në Kosovë, nuk diskutohet me trofetë që ka fituar dhe me shumë ngjarjet që ka bërë me futbollin e Kosovës”.

“Nuk ishte shumë e vështirë të pranoja ofertën. Pas shpjegimit të planeve dhe objektivave që ka klubi dhe duke qenë tip që i dua sfidat, duke qenë se kam punuar edhe te Tirana, si kulmi i futbollit në Shqipëri, e di që çfarë presioni kanë klubet si Prishtina dhe nuk e pata të vështirë të pranoja punën. Do të jetë ide e mirë të bashkëpunoj me klubin”.

“Nga afër nuk e njoh ekipin, por kam ndjekur skuadrën edhe në të kaluarën, por edhe tash së fundi, nga pamjet televizive në Shqipëri, por edhe nga video-ndeshjet. Por, objektivat janë të qarta, arritja më e pakët është Evropa, pse jo edhe më lartë, por kjo mund të arrihet vetëm të bashkuar me të gjithë punëtorët e klubit deri te futbollisti më kryesor i skuadrës”. /Gazeta Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img