FC Prishtina e ka paralajmëruar ndeshjen e radhës të tyre ndaj Dukagjinit të shtunën nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndonëse FFK-ja ka kërkuar të mos shfrytëzohet nga Prishtina stadiumi, kjo nuk po përfillet nga klubi kryeqytetas, që kërkon të luajë në stadiumin e vet.
Pikërisht të shtunën në orën 16:00 do të luhet ndeshja e turneut kualifikues U17 për Evropianin 2023 në mes Italisë dhe Finlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu i kësaj çështjeje, teksa ndeshja e kaluar e Prishtinës me Trepçën’89 u anulua.