1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Buy now

spot_img

Prishtina e Malisheva iu gëzohen fitoreve të vonshme

Si Prishtina ashtu edhe Malisheva i kanë fituar pikët e plota në përballjet ndaj Dukagjinit, respektivisht Gjilanit.

Më interesante është fakti se të dy skuadrat realizuan në minutat e fundit të kohës shtesë për t’i arkëtuar pikët e plota.

“Bardhëkaltërit” triumfuan me rezultat 0:1 në udhëtim te Dukagjini, sfidë që doli të jetë mjaftë e hapur.

Prishtina në fakt shënoi një herë përmes Sunday Akinbule (86’), mirëpo që VAR-i e anuloi shkaku që lojtarit kishte faullur portierin vendas para se ta finalizonte goditjen.

Sidoqoftë, heroi i Prishtinës doli të jetë Leonat Vitija, që realizoi me kokë në aksionin e fundit (90+7’).

Prishtina tani renditet në pozitën e katërt me 25 pikë, ndërsa Dukagjini qëndron në pozitën e tetë me 17 sosh.

Në anën tjetër, Fatijon Bunjaku ia ka fituar Malishevës pikët e plota në udhëtim te Gjilani me një eurogol vollej.

Ndeshja ishte shumë e barabartë me raste nga të dy skuadrat por që iu mungoi finalizimi deri në fund. Kur të gjithë menduan se përfundoi gjithçka, në skenë doli Bunjaku që me një vollej e la të shtangur portierin e Gjilanit (90+6’).

Me këtë fitore, Malisheva merr vendin e dytë në tabelë me 28 pikë kurse Gjilani qëndron në pozitën e gjashtë me 17 sosh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img