Janë zhvilluar sot dy ndeshjet e planifikuara në Superligën e Kosovës në futboll.
Pa fitues dhe pa gola u mbyll sfida tjetër e ditës së sotme mes Feronikelit 74 dhe Prishtinës.
Kryeqytetasit nuk arritën të kendellen dhe nuk dijnë për fitore tash e shtatë xhiro radhazi.
Ky barazim e ngrit Prishtinën një pozitë më lart, në vendin e katërt me 13 pikë të grumbulluara.
Në anën tjetër, Feronikeli 74 tani ka 11 pikë dhe gjendet në vendin e shtatë në renditjen tabelare.
Gjilani ka arritur të shënojë fitore minimale 1:0 në shtëpi ndaj Fushë Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Ishte Kushtrim Shabani i cili realizoi në minutën e 67-të golin e fitores për “Skifterat”.
Me këtë triumf, Gjilani shkon në kuotën e 11 pikëve në vendin e gjashtë në tabelë, kurse Fushë Kosova mbetet e fundit me pesë pikë.
Nesë zhvillohen edhe dy takimet e mbetura të javës së 10-të.
Malisheva e pret Dukagjinin, kurse Drita i shkon Llapit në sfidën më interesante të kësaj xhiroje.