Site icon PrishtinaPress

Prishtina e fiton Superkupën, finalja u përshkrua me incidente të rënda

Sigal Prishtina e ka fituar trofeun e Superkupës së Kosovës.

Skuadra kryeqytetase shënoi fitore bindëse sonte në finalen ndaj Trepçës.

Ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve përfundoi me rezultatin 73:54.

Më meritorët në triumfin e Prishtinës ishin Derrick Wilson me 18 pikë dhe Dustin Thomas me 16 sosh.

Te Trepça u dallua Drilon Hajrizi me 12 pikë.

Vlen të theksohet se kjo ndeshje u përshkrua me tensione në tribuna, ku të pranishëm ishin “Plisat” dhe “Torcidat”.

Një përplasje e madhe mes tyre ndodhi pasi përfundoi pjesa e parë, me ç’rast u nevojit edhe ndërhyrja e policisë.

Zyrtarët e ndeshjes pastaj vendosën për zbrazje të palestrës dhe pjesa e dytë e ndeshjes u zhvillua pa praninë e tyre.

Exit mobile version