Site icon PrishtinaPress

Prishtina e fiton klasiken e basketbollit kosovar ndaj Pejës

Sigal Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 81:78 ndaj Pejës në palestrën “Karagaçi” ndeshje kjo e vlefshme për javën e 13-të në elitën e basketbollit kosovar.

Pak para fundit të çerekut të tretë ndeshja u ndërpre dhe u desh që të zbrazej e tërë palestra para se ndeshja të rifillonte.

Tek Prishtina, Dardan Berisha e përfundoi 20 pikë e pesë kërcime, ndërsa më i miri ishte Shaheed Davis i cili realizoi 26 pikë e nëntë kërcime, ndërkohë Derrrick Wilson kishte 13 pikë, nëntë kërcime e gjashtë asistime.

Te Peja më të mirët ishin Justin Davis me 16 pikë e 13 kërcime dhe Larry Thomas që shtoi 17 sosh.

Peja është e dyta në renditje me 22 pikë, me një bilanc prej nëntë fitoresh e katër humbjeve, ndërsa Prishtinai ka 21 pikë dhe në total numëron tetë fitore dhe pesë humbje.

Exit mobile version