Prishtina është çerekfinalistja e radhës në Kupën e Kosovës në futboll.
Kryeqytetasit eliminuan Gjilanin në 1/8 e finales pas ekzekutimit të penalltive.
Koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën pa gola të shënuar.
Prishtina mbeti me një lojtar më pak në fushë prej minutës së 18-të, kur Kushtrim Gashi u ndëshkua me karton të kuq.
Gjilani më pas pati raste mjaft të mira shënimi, por nuk arriti ta gjente golin.
E në penallti, Prishtina fitoi lehtësisht 4:1, për t’u kualifikuar tutje.
E kalimin në çerekfinale e siguruan sot edhe Malisheva, Suhareka dhe Vjosa.
Malishevasit e mposhtën në udhëtim Feronikelin 74 me rezultat 1:3.
Me rezultat të njëjtë fitore shënoi edhe Suhareka, që e mposhti si vendas Prishtinën e Re.
Vjosa në “Sami Kelmendi” në Lipjan triumfoi 4:1 ndaj 2 Korrikut.