2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Prishtina e “deklason” Dukagjinin, merr kreun e tabelës

Prishtina ka arritur fitore të rëndësishme në duel me Dukagjinin duke triumfuar me rezultat bindës prej 3-0.

Prishtina dhe Dukagjini u përballen të premten në Kampin Nacional në Hajvali, në ndeshjen e parë të javës së gjashtë të elitës së futbollit tonë.

Kryeqytetasit u tregun ekip shumë më mirë në duel me klinasit, duke dominuar në terren dhe duke shënuar tre gola.

Ilir Syla (20’) shënoi autogol duke kaluar Prishtinën në epërsi prej 1-0 derisa Albin Krasniqi (48’) dhe Rigon Llugiqi (69’), realizuan nga një gol për fitoren e Prishtinës prej 3-0.

Pas kësaj fitore, Prishtina ngjitet në pozitën e parë me dhjetë pikë të tubuara, kurse, Dukagjini zë vendin e shtatë më gjashtë pikë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img