Home Uncategorized Prishtina do të bëhet me fusha ndihmëse

Prishtina do të bëhet me fusha ndihmëse

Pas afrimit të punimeve të Stadiumit të Prishtinës, skuadra nga kryeqyteti pritet të bëhet edhe me fusha ndihmëse.

Me vendimin e miratuar në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka autorizuar Klubin e Futbollit “Prishtina”, që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar dokumentacion për dhënien në shfrytëzim të një parcele kadastrale në Komunën e Prishtinës.

Edhe Federata e Futbollit të Kosovës është autorizuar me vendim që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për kryerjen e përgatitjeve për shpronësimin e pronës së paluajtshme, të ngastrës kadastrale 585/4 në Komunën e Prishtinës.

Exit mobile version