1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Prishtina bëhet për herë të parë me “Rrugë për fëmijë”

Sot u përurua rruga e parë për fëmijë në Prishtinë tek shkolla “Elena Gjika” e cila sot shënon edhe 78 vjetorin e hapjes.

Në kuadër të projektit “Rruga për fëmijët”, hapësira para shkollës “Elena Gjika” u transformua në një zonë të sigurt pa makina për fëmijët dhe me ulëse e kënde për të zhvilluar aktivitete të ndryshme.

Në mesin e shumë fëmijëve dhe prindërve, i pranishëm në inaugurimin e kësaj shëtitore ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Në lidhje me projektin, ai ka falënderuar Bashkinë e Tiranës për këshillat pasi ata kanë nisur më herët projektet për rrugët për fëmijë.

Punimet për këtë projekt kishin filluar muajin e kaluar, përderisa kryetari Rama ka publikuar edhe një video të shëtitores në rrjetin e tij social “Facebook”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img