4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Prishtina bëhet me kamera sigurie

Komuna e Prishtinës, së bashku me policinë e Kosovës, përmes një projekti do të vendosin kamera të sigurisë në udhëkryqe si dhe mbi semaforë.

Për vendosjen e tyre janë ndarë 450 mijë euro, Projekti pritet të fillojë të realizohet në pjesën e dytë të këtij viti.

Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, këto do të shërbejnë për vetëdijesimin e qytetarëve të cilët ngasin makina me shpejtësi të madhe, raporton Klan Kosova.

Kamerat do ia bëjnë të qartë komunës se në cilat udhëkryqe duhet të ndryshojë minutazha e semaforëve për të bërë qarkullimin e veturave me të lirë që të mos krijohet kolona.

Sipas ekspertit të komunikacionit, Nol Deda, një projekt i tillë është më së i nevojshëm dhe që është dashur të ndërmerret kohë më parë.

Ketë po e mirëpresin edhe vet banorët e kryeqytetit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img