Site icon PrishtinaPress

Prishtina bëhet “me det”, qytetarja shijon ujin dhe rrezet e diellit në Shatërvan

Ditët e nxehta të korrikut tashmë veç se kanë filluar vrullshëm, kësisoj qytetarët kërkojnë hijet e pemëve apo edhe pishinat për të larguar sado pak vapën, shkruan Insajderi.

Kështu po vepron edhe një qytetare, ajo ka zgjedhur shatërvanin në afërsi të komunës së vjetër për të improvizuar “detin”.

Teksa rrezet e diellit bien pingul mbi të dhe rrobat e saj ajo shihet e shtrirë në ujë duke e shijuar ditën me rreth 28 gradë në Prishtinë.

Video e siguruar nga INSAJDERI:https://insajderi.org/wp-content/uploads/2022/07/video-1657969581-1.mp4

Exit mobile version