Të shtunën dhe të dielën në program është xhiroja e 23-të e Superligës në futboll.
Të shtunën zhvillohen tri ndeshje, derisa të dielën dy. Vëmendja do të jetë të dielën në sfidën mes Prishtinës e Ballkanit.
Në pesë ndeshjet e fundit, suharekasit kanë katër fitore e një barazim, derisa prishtinasit pas tri humbjeve radhazi, fituan xhiron e kaluar.
Kampionët në fuqi janë të parët në klasifikim me 48 pikë, derisa Prishtina e katërta me 30 sosh.
Po të dielën, Trepça’89 në shtëpi e pret Malishevën. Mitrovicasit janë në formë të keqe, kanë tri humbje radhazi, derisa malishevasit fituan javën e kaluar pas tri barazimeve e një humbje.
Dallimi mes dyte është dy pikë. Malisheva qëndron më mirë, është e e shtata, derisa 89-shi një pozitën më poshtë.
Një tjetër përballje interesante luhet të shtunën. Drita e pret Llapin. Të dy ekipet humbën xhiron e kaluar, e në pesës sfidat e fundit kanë bilanc të njëjtë, nga tri fitore e dy humbje.
Të kaltrit nga Gjilani janë shumë larg me pikë kundrejt llapjanëve. Ata kanë 44 pikë për pozitën e dytë, derisa Llapi është i pesti me 29 sosh.
Ekipi i tretë i Superligës, Gjilani i shkon Dukagjinit. Gjilanasit janë në formë të mirë dy javët e fundit, kanë marrë pikët e plota, e kështu nuk mund të thuhet për klinasit, në tri ndeshjet e fundit kanë dy humbje e një barazim.
Skuadra më e dobët javëve të fundit është Drenica, që në pesë xhiro nuk ka marrë të paktën një pikë. E kjo formë e tyre ka bërë që të bien në vendin e fundit.
Këtë e ka shfrytëzuar Ferizaj, kundërshtari i tyre këtë javë. Ferizajasit në tri javët e fundit kanë marrë 7 pikë nga 9 të mundshmet për tu larguan nga fundi. Të gjitha përballjet e kësaj fundjava luhen nga ora 13:00.