0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Prishtina as sivjet s’fillon ndërtimin e banesave me kosto të përballueshme

Projekti për ndërtimin e rreth 800 banesave me kosto të përballueshme në Bërnicë të Epërme nga ana e Komunës së Prishtinës, ende nuk ka filluar.

Banesat e lagjes Model, ishte planifikuar që të iu takojnë shërbyesve civilë, ndërtimi i të cilave u premtua nga ish-kryetari Shpend Ahmeti, i cili s’dha ndonjëherë arsye se përse nuk dha dritën e gjelbër për realizimin e tij, raporton klankosova.

E Ndërmarrja Publike Banesore e cila ishte kontraktuar për të bërë projektin ideor, tashmë ka vite që e ka kryer punën e saj për të.

Buxheti i cili kërkohet për ndërtimin e kësaj lagjeje është 50 milionë euro.

Tashmë qeverisja aktuale e Prishtinës ka vendosur që gjë në terren mos të bëhet këtë vit, pra mos të nisë krijimi i lagjes meqë s’e ka përfshirë në buxhetin e këtij viti.

Por, sipas drejtoreshës për Planifikim Strategjik e Zhvillim të Qëndrueshëm, Mimoza Sylejmani, Komuna përsëri do të merret me detajet e këtij projekti.

Se kur do të jetësohet ose nëse do të realizohet ky projekt nga qeverisja Rama, Sylejmani tha se do të vendoset së shpejti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img