Site icon PrishtinaPress

Prishja e trafove private shkak i ndalesave të energjisë eletrike në lagjen MAT 1

KEDS njofton se dje, rreth orës 13:30 është paraqitur një prishje në një trafo private në lagjen MAT 1 të Prishtinës.
Kjo prishje ka pasur efekt zinxhiror, e cila si pasoje i ka lënë pa energji elektrike pasditen e vonë të së hënës edhe disa trafo tjera, po ashtu private.

Ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në terren dhe kanë arritur ta sanojnë pjesën më të madhe të kësaj prishjeje vetëm rreth orës 1:00 pas mesnate.

Por, dy trafo te tjera ka qenë e pamundur të kyçen, pasi prishja ishte më e komplikuar dhe mori kohë. Ajo prishje është evituar sot rreth mesditës.

KEDS njofton se deri tek këto prishje ka ardhur nga mbingarkesa e ketyre trafove si pasojë e ngrohjes me energji elektrike nga të gjithë konsumatorët në atë pjesë. Këto trafo, siç u cek më larte private, nuk janë të dedikuara per nje kapacitet kaq te larte te konsumit.

Në këtë situatë, KEDS apelon tek konsumatorët në atë pjesë që të përdorin forma alternative të ngrohjes aty ku kanë mundësi, pasi asetet energjetike të vendosura nga investitorët privatë nuk janë të dizajnuara ta përballojnë ngrohjen dhe sasinë enorme të energjisë elektrike që kërkohet për t’u përdorur për ngrohje.

 

Exit mobile version