Site icon PrishtinaPress

Prishja e miqësisë me Dafinën, flet Ledri Vula

Këngëtari i njohur, Ledri Vula së fundmi ka folur për këngëtaren e njohur, Dafina Zeqiri.

Pas një lidhje ndër më të bujshmet mediatike që dyshja e shijuan vite më parë, kohëve të fundit u duk sikur dy këngëtarët kishin zgjedhur një rrugë të mesme.

Edhe pse mendohej se gëzonin një raport të mirë miqësor, pasi të dy kishin marr rrugë me tjerë persona, një shoqëri e tillë nuk qëndron më.

Shkak u bë ‘unfollow-i’ i Dafinës, pasi Ledri i komentoi në një fotografi “t’i kom dhonë krejt”, pjesë e tekstit të këngës që ngjate shumë me atë të Dafinës.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë Ledri kur u pyet se si qëndrojnë sot raportet me këngëtaren.

“Nuk e di, se po get u prek për atë koment. Koincidencë, na qëlloi teksti i njëjtë, por po get tjetër kush ia kish fshi, se s’besoj që e ka fshi Dafina.

“S’munet Dafina mos me më pasë mu dost, sa do me u idhnu”, u shpreh ai për Nacionale.

Exit mobile version