Pas prishjes së koalicionit mes LDK-së dhe PDK-së në Prishtinë, asambleistët nga radhët e LVV-së, kanë mbajtur konferencë për media, ku kanë potencuar se si rezultat i prishjes së këtij koalicioni është bllokuar Kuvendi dhe nuk ka shumicë parlamentare, raporton Prishtinapress.
Asambleisti i LVV-së, Gëzim Sveçla gjatë konferencës tha se nuk ka koalicion me subjektet politike, të cilat e kanë degraduar jetën në kryeqytet.
“Siç e dini prej datës 8 shkurt kur PDK doli nga koalicioni me LDK-në, nuk ka shumicë qeverisëse dhe shumica e drejtorëve janë nga LDK-ja. Si rezultat i kësaj mjegulle politike Kuvendi është i bllokuar, nuk ka shumicë parlamentare, nuk ka mbledhje, padyshim fajtore për këtë gjendje janë PDK dhe LDK. LVV në Prishtinë dëshiron të bëjë të ditur se ne nuk bëhemi bashkë me askënd, jo me LDK jo me PDK. Nuk hyjmë në koalicion me këto parti që kanë degraduar jetën në kryeqytet, e kanë kthyer Prishtinën në një vend të pajetueshëm në një gjendje që nuk ka qenë më parë, nuk ka ndonjë gjë që na e ndrron mendjen me hy në koalicion qoftë me LDK-në, qoftë me PDK-në”, tha Gëzim Sveçla nga LVV-ja.
Asambleistja Nora Kelmendi, nga LVV-ja tha se Kuvendi komunal i Prishtinës u harrua për disa inate politike, dhe se bëri të ditur se subjekti politik i LVV-së kanë thirrur një seancë më 27 shkurt e martë, për shkarkimin e kryesusit të Kuvendit të Prishtinës.
Viti 2024 është viti i ndryshimeve ku e zbuloi ftyrën e vërtet të qeverisjes. Prishtinë të përjetimeve në realitet nuk ka, sot jemi në një Prishtinë pa vizion. Gjithçka filloi mbrapsht dhe keq, filloi me ngarkime e shkarkime, Prishtina ngarkim shkarkim, Prishtina pa kuvend, qe u harrua fare nga kryetari dhe kryesuesi, u harrua nga disa inate politike përshkak të ngarkimeve dhe shkarkimeve, LVV-ja ka inicuar kërkesë për një seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit të Prishtinës, dhe i ftoj që të martën ta përkrahin këtë seancë partitë e tjera”, tha asambleistja Kelmendi./Prishtinapress
Video nga konferenca: