Site icon PrishtinaPress

Prishet autobusi i ri Prishtinës (Foto)

Një nga autobusët e rinj urban të kryeqytetit të cilët filluan sot qarkullimin e tyre të parë, ka pësuar defekt.

Këtë e kanë bërë të ditur disa udhëtarë të cilët i kanë thënë Klan Kosovës se janë detyruar të kalojnë në transportuesin tjetër, si pasojë e një prishjeje të autobusit në fjalë.

Ngjarja ka ndodhur saktësisht në lagjen ‘’Sofali’’, ndërkaq fotografitë më poshtë dëshmojnë më së miri gjendjen e udhëtarëve të cilët u detyruan të kalojnë në një autobus tjetër për në destinacionin e tyre. /Klan Kosova/

Exit mobile version