Site icon PrishtinaPress

Prindoni “mashkull hasreti” në mesin e Zonjave të Para në OKB

Zotëriu i Parë i Republikës së Kosovës po merr pjesë në sesionin e 78 të OKB-së në New York.

Përveç presidentëve, padyshim se vëmendje e diskutime të llojllojshme kanë edhe partnerët e tyre, respektivisht Zonjat e Para, me një Zotëri të “hasretit”, Prindon Sadriu.

Vetë Sadriu publikoi fotografi nga ky sesion.

“Përpos takimit më përmbajtësor që kam zhvilluar me Zonjën e Parë të SHBA-vë Dr. Jill Biden, kam patur rastin të zhvilloj një bashkëbisedim të afërt me Zonjën e Parë të Ukrainës znj. Zelenska, të cilës i ritheksova mbështetjen dhe admirimin për punën e saj deri sa përballen me agresionin ushtarak e politik të Federatës ruse”, shkroi ndër tjerash ai.

 

Exit mobile version