0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Prindon Sadriut i refuzohet kërkesa nga Xhelal Sveçla për xhamat e zi të veturës së babait

Mercedesi i vjehrrit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nuk do t’i ketë xhamat e zi.

Kërkesa e nisur me këtë fjali “në cilësinë e Zotërisë së Parë të Republikës së Kosovës”, nuk është marrë parasysh nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili ka refuzuar kërkesën e Zotërisë së Parë, Prindon Sadriu.

Nacionale ka parë dokumentin përmes së cilit ministri Xhelal Sveçla, ia ka refuzuar kërkesën Prindon Sadriut.

Ky i fundit kishte tentuar të shfrytëzonte privilegjet si burrë i shefes së shtetit dhe kishte kërkuar që në Certifikatën e Regjistrimit të Automjetit të babait të tij Skënder Sadriu, të evidentohet se posedon foli me ngjyrë të errët në xhamat e veturës.

“Ju kërkoj me konsideratë aprovimin e kërkesës për evidentimin në Certifikatën e regjistrimit të automjetit të folisë me ngjyrë të errët të xhamave të përparmë dhe të pasmë të veturës e cila shfrytëzohet nga unë, fëmijët dhe në raste të rralla edhe nga vetë Presidentja”, shkruhej ndër të tjera në kërkesën e Zotërisë së Parë.

Kosova e kundërshton ‘Ballkanin e Hapur’ shkaku i Serbisë, por ekonomia e saj varet nga Serbia
Politikë / Kosova e kundërshton ‘Ballkanin e Hapur’ shkaku i Serbisë, por ekonomia e saj varet nga Serbia
Por, a kishte të drejtë Prindon Sadriu, kur kërkoi nga ministri Sveçla një gjë të tillë?

Njohësi i çështjeve të Protokollit në Kosovë, Tomor Avdiu, tha për Nacionalen se është caktuar me ligj se kush përfshihet në familjen presidenciale dhe kush i gëzon privilegjet.

“Në familjen presidenciale përfshihet Presidenti/Presidentja, Zotëria i Parë, Zonja e Parë dhe fëmijët”, tha Avdiu.

“Të tjerëve, nuk u ofrohen siguri të tilla, veç në kushte kur ndihen të rrezikuar ose kur e vlerëson Policia. Në aspektin ceremonial e protokollar kjo nuk është e përfshirë”, tha ai.

Nacionale ka tentuar të marrë një përgjigje zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe vetë Prindon Sadriu, por që asnjëra palë nuk ka kthyer përgjigje.

Automjeti i vjehrrit të presidentes Osmani, për të cilin Zotëriu i Parë ka parashtruar një kërkesë të tillë, është një Mercedes C 200 CDI, tip karavan, me vit të prodhimit 2008.

Skender Sadriu, vjehrri i presidentes Osmani, nuk drejton veturë zyrtare dhe nuk i lejohet vendosja e xhamave të errësuar.

Kjo është e rregulluar me ligjin NR. 02/L-70 Për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, sipas pikës (e), të nenit 200.1.

Neni 200 – Ndalohet:

a) të përdoret mjeti në mënyrë që do të rrezikonte sigurinë e personit i cili bartet në mjet;
b) të mbulojë dritat apo mekanizmat tjerë sinjalizues, tabelat e regjistrimit, dhe tabelat apo shenjat tjera të cilat kërkohen që të jenë të dukshme;
c) të vendosë dekorime shtesë në tabela apo vend të regjistrimit, përpara dhe prapa, shenja, tekste apo objekte që do të mund të kufizonin leximin e këtyre tabelave;
d) të vendosë në mjet shenjen e një vendi të huaj nga ai në të cilin është licencuar;
e) të vendosë xhamat e errët në mjet.
200.2. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 35 €, shoferi i mjetit që vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img