3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Prindi që sulmoi profesoreshën universitare është gjinekolog

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, Hatixha Latifi-Pupovci, e cila të martën pasdite është sulmuar fizikisht brenda ambienteve të fakultetit, ka treguar arsyen se pse u sulmua nga gjinekologu Arsim Gashi, prind i një studenti në këtë fakultet.

Profesoresha e Latifi-Pupovci, e cila pas sulmit fizik, nga lëndimet e marra në fytyrë, ka marr tretman mjekësor në Klinikën Emergjente në Prishtinë, përmes një postimi në Facebook, ka sqaruar incidentin e sotëm, kur është sulmuar nga specialisti i gjinekologjisë.

Ajo ka thënë se “ka qenë një sulm krejtësisht i pa pritur dhe i pa provokuar, i shkaktuar nga motive të pa kuptueshme për mua”.

“Studenti i pakënaqur me notën e provimit ka mënyra të tjera akademike për të kërkuar drejtësinë, ndërsa ndërhyrja e prindit është krejtësisht e pa pranueshme. Është për keqardhje që ky prind, edhe vet mjek, nuk e kupton  se sa me rëndësi është mbajtja e kriterit në një lëndë kyçe për formimin e çdo mjeku të ardhshëm. Por, zgjedh dhunën si rrugë për arritjen e qëllimit të vet”, ka shkruar Latifi-Pupovci.

Më tej ako thotë se |si duket specialisti i gjinekologjisë, dr. Arsim Gashi, nuk e ka herën e parë që përmes dhunës tenton t’i zgjidh problemet. Prandaj pres që ta merr dënimin e merituar”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img