Policia e Kosovës njoftoi se është iniciuar një rasti kanosjeje në Istog, pasi prindi i një nxënësi në Shkollën Fillore “Bajram Curri”, ka kërcënuar stafin, në shenjë pakënaqësie për suksesin mësimor të djalit.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të mërkurën në orën 09:30, e pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në shenjë pakënaqësie me suksesin në mësime të djalit të tij kishte kanosur stafin e shkollës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.