Reperi i njohur shqiptar, BimBimma, ka reaguar me ironi ndaj përdorimit të terminologjisë “Prindi 1” dhe “Prindi 2” në dokumentet e shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë, një ndryshim që ka shkaktuar debate të shumta ditët e fundit.
Në vend të referencave tradicionale si “nënë” dhe “baba”, ky përdorim ka nxitur polemika në publik dhe në rrjetet sociale.
Me stilin e tij karakteristik, BimBimma vendosi të ironizojë situatën duke bërë shaka me mikun e tij, reperin e njohur Getoar Selimi, i cili është themelues i label-it të famshëm “BabaStars”.
Në një postim në InstaStory, BimBimma publikoi një fotografi ku logoja e BabaStars ishte transformuar në “Prindi 1 Stars”. Ai shkroi: “Ghetto Geasy bir, tash kështu duhesh me e bo emrin! Rregullorja e re dhe Zanat në aksion”.