4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Prindërit e Shakiras largohen nga Barcelona me një ambulancë ajrore

Shakira u largua nga Barcelona më parë, por deri më tani nuk mundi të merrte me vete prindërit e saj.

Ajo u transferua në Miami me fëmijët pas ndarjes nga ish- mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, një raport që nuk ka qenë i qetë dhe pa polemika.

Ajo donte që prindërit e saj të vinin me të në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por për shkak të problemeve shëndetësore, William Mebarak dhe Nidia Ripoli nuk mundën të bënin udhëtimin.

Shakira ka bërë gjithçka që mundet për t’i ndihmuar dhe tani ata janë larguar nga Catalunya me një ambulancë ajrore.

Prindërit e Shakirës thuhet se tashmë janë larguar nga Spanja

Sipas Europa Press, prindërit e Shakiras nuk janë më në Spanjë, ndaj thuhet se ata tashmë mund të jenë në Miami me të dhe fëmijët e saj, Milan dhe Sasha.

“William Mebarak Chadid dhe Nidia del Carmen Ripoll Torrado nuk janë më në Spanjë, kështu që ata mund të jenë pranë vajzës së tyre në këtë fillim të ri të jetës. Sot një furgon i kujdesit shëndetësor ka ardhur në afërsi për të mbledhur disa bombola oksigjeni dhe pajisje mjekësore të përdorura nga babai i kolumbianes”, raportojnë mediat.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img