1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Prindërit dhe punëtoret e IP “Yllkat” protestojnë për ndërrim të drejtoreshës

Prindërit dhe punëtorët e institucionit parashkollor “Yllkat” kanë protestuar sot për shkak të zgjedhjes së drejtorit të ri për këtë institucion.

Ata kanë kërkuar nga Drejtoria e Arsimit të Prishtinës që të bëjë ri-zgjedhjen e drejtoreshës aktuale. Me këtë rast ata kanë nënshkruar edhe një peticion më këtë kërkesë.

“Duke e vënë në rend të parë interesin dhe mirëqenien e fëmijëve tanë si dhe të kënaqur me punën e palodhshme të Drejtoreshës aktuale, ne si prindër kemi marrë iniciativën për nënshkrimin e një peticioni, në mënyrë që dëshira jonë për të udhëhequr me një mandat drejtoresha në fjalë të jetë më këmbëngulëse, andaj kjo shkresë ka të bashkangjitur edhe peticionin me nënshkrimet e prindërve dhe të stafit në përgjithësi”, thuhet në peticionin drejtuar Drejtorisë së Arsimit të Prishtinës.

Hamide Jashari, punëtore në Institucionin parashkollor “Yllkat”, tha se kanë vendosur të protestojnë se nuk dëshirojnë që t’u ndërrohet drejtoresha, pasi që ajo është shumë e mirë dhe ka punuar shumë mirë.



Ndërsa, Jakup Aliu, punëtor në Institucionin parashkollor “Yllkat”, tha se nuk kanë asgjë kundër drejtorit ose drejtoreshës që do të vijë, por se nuk shohin arsye se pse të mos rizgjedhet drejtoresha e tanishme për shkak të punës së mirë që ka bërë.

Institucioni parashkollorë “Yllkat”, ka gjithsej 206 nxënës.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img