-1.8 C
Pristina
Sunday, February 9, 2025

Buy now

spot_img

Princ Leka II uron për zgjedhjet: Të tregojmë se dimë të ndërtojmë shtet të fortë dhe se jemi partner me miqtë tanë në krye me SHBA

Derisa zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen nesër, Princ Leka II ka uruar të gjitha partitë politike për fushatën e deritanishme.

Ai përmes një shkrimi në proflilin e tij në Instragram ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Më lejoni t’ju drejtohem me një thirrje të sinqertë: Ushtrojeni të drejtën tuaj për të votuar!
Pjesëmarrja në zgjedhje dhe votimi janë ndër mënyrat më të rëndësishme për të kontribuar në forcimin e demokracisë dhe ndërtimin e një të ardhme më të mirë për vendin”.

Po ashtu, Princ Leka II tha se në këto zgjedhje duhet të tregojmë se dimë të ndërtojmë shtet të fortë dhe se jemi partner i besueshëm me miqtë tanë në krye me SHBA’të.

“Gjithashtu, kjo është një mënyrë për të shprehur mirënjohjen tonë, një nga virtytet që na karakterizon, për ndihmën e vazhdueshme dhe për të dëshmuar se dimë të ndërtojmë një shtet të fortë mbi vlera demokratike. Po ashtu, tregon se jemi një partner i besueshëm për miqtë tanë ndërkombëtarë, me SHBA-në në krye, së cilës historikisht ne si shqiptarë ia dedikojmë vetë ekzistencën tonë kombëtare.

Le ta kthejmë këtë ditë në një festë të demokracisë, duke dëshmuar edhe një herë pjekurinë dhe përgjegjësinë tonë qytetare, ashtu siç kemi bërë gjithmonë dhe ashtu siç na bën krenarë kudo”, shkroi Leka II.

https://www.instagram.com/p/DF0q4kltKVS/?igsh=c2Fhd2xwbnNvenVn

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img