2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Princ Leka: Duhet të jemi më të bashkuar me njeri-tjetrin

Princ Leka, ka thënë se e drejta e legjitime e shqiptarëve duhet t’i bëjë krenarë për çdo arritje të tyre edhe për mbështetjen e faktorëve ndërkombëtar.

“Ne sot, duhet të jemi më të bashkuar e më në harmoni me njëri tjetrin, në shërbim të interesit kombëtar e të çdo shqiptari në të gjitha trojet e tyre e kudo ku ata gjenden” kështu ka bërë thirrje Princ Leka.

Princ Leka për ditën e 28 Nëntorit ka i ka uruar të gjithë shqiptarët për përvjetorin e pavarësisë, dukë thënë se të gjithë duhet t’i jemi mirënjohës të “atyre që bënë të pamundurën që Shqipëria të jetë një vend i pavarur”.

Postimi i plotë:

Të dashur motra dhe vëllezër,

Ju uroj, gëzuar përvjetorin e pavarësisë, këtë ditë ku sejcili prej nesh, përulet me nderimet më të madha përpara flamurit tonë dhe përpara atyre që bënë të pamundurën që Shqipëria të jetë një vend i pavarur.

Përpara 110-vitesh, gjashtë Fuqitë e Mëdha europiane diskutonin nëse shqiptarët do të kishin një shtet të tyrin dhe, nëse po, sa pak apo sa shumë territore dhe popullsi shqiptare do të flijoheshin për hir të ekuilibrave diplomatikë ndërkombëtarë.

Pas një jave, më 6 dhjetor, shteti shqiptar do të presë dhe bujtë krerët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve të Bashkimit Europian dhe të 5 vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Kontrasti nuk mund të ishte më elokuent dhe krenaria e bashkëkombasve të mi nuk mund të ishte më e madhe dhe legjitime.

Uroj, me këtë rast, që frytet e këtyre arritjeve, pak kohë më parë të paimagjinueshme, meritë për të cilat kanë të gjithë shqiptarët pa dallim, të jenë të prekshme në çdo territor, për çdo komunitet, për çdo shtresë, dhe për secilin e secilën, që të ëndërrojnë, ndërtojnë, dhe gëzojnë jetën e tyre në Shqipërinë tonë të dashur – shtëpinë tonë të përbashkët, amanetin e stërgjyshërve tanë dhe premtimin tonë për brezat që na pasrendin.

Sot, bashkëkombas të mi, duhet të jemi krenarë për çdo arritje me të drejtën tonë legjitime, me mbështetje të faktorëve tanë aleat ndëkombëtar, e gjithashtu ne sot, duhet të jemi më të bashkuar e më në harmoni me njëri tjetrin, në shërbim të interesit kombëtar e të çdo shqiptari në të gjitha trojet e tyre e kudo ku ata gjenden.

Gëzuar Ditën e Flamurit!.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img