Predrag Popoviq, prifti serb nga kisha e Shën Apostolit Vartolomej dhe Varnave, e cila gjendet afër Beogradit, të martën ka hyrë ilegalisht në Kosovë për të vizituar protestuesit në barrikadat në Leposaviq.
Ai ka deklaruar se gjatë ardhjes në Kosovë i ka anashkaluar patrullën e KFOR-it, dhe në Kosovë ka hyre përmes maleve dhe disa fshatrave, pasi që kalimi kufitar ishte i mbyllur.
Tash 12 ditë në veri të vendit po qëndrojmë barrikadat e vendosura nga bankat kriminale serbe në veri të vendit. Ndërsa është raportuar se gjashtë serbë janë rrëmbyer nga agjentë serbë, siç ka mësuar KosovaPress, për interesa politike dhe qërim hesapesh mes bandave ilegale që veprojnë në veri të vendit./Kosovapress