Site icon PrishtinaPress

Priftërinjtë serbë në Gjilan i detyrojnë fëmijët t’i këndojnë Rusisë

Instituti për Studime të Luftës Hibride OCTOPUS, ka siguruar një video të ditëve të fundit, ku serbët në Manastirin e Draganacit, në veri të Gjilanit, këndojnë këngë duke madhëruar Rusinë, e po ashtu kërkohet okupimi i Kosovës nga Serbia. Përveç kësaj, në këtë objekt kulti, priftërinjtë inkurajojnë fëmijët për këto motive edhe duke i paguar.

Një video të tillë e ka shpërndarë në rrjetin social, Agim Musliu, drejtor i këtij instituti.

Ndërsa, Arta Haxhixhemajli, hulumtuese në OCTOPUS tha për RTKlive, se ky institut ka siguruar videon nga rrjetet e mbyllura sociale, që i përket ultranacionalistëve serbë. Videoja, sipas saj, është realizuar në këto dy a po tri ditët e fundit.

“Vendi i realizimit të videos është në Manastirin e Draganacit në mes të Gjilanit dhe Kamenicës. Ne video shihet manipulimi i fëmijëve dhe keqinformimin e gjeneratave të reja po ashtu edhe vazhdimësia e përbashkët serbo-ruse për mos-heqjen nga Kosova edhe vazhdimin e konflikteve”, deklaroi ai.

Kështu, sipas saj, ata mbjellin nacionalizmin “dhe stërvitje ushtarake tek gjeneratat e reja duke filluar nga librat e ilustruara me nacionalizëm serb të lidhura me betejën e Koshares dhe indoktrikimin e fëmijëve me urrejtje ndëretnike”.“Duhet të rikujtojmë se grupet ruse kanë realizuar të njëjtën metodë me ushtrime ushtarake me fëmijë në Serbi pas pushtimit të Krimesë më 2014 në Zllatibor (Serbi). Më e keqja e gjithë kësaj është përfshirja e dy segmenteve që duhet të qëndrojnë larg konflikteve: kishat dhe fëmijët”, thuhet në reagimin e Arta Haxhixhemajlit, transmeton RTKlive.

”Le të ngritët e gjithë Serbia/ le ta kuptojë nënë Rusia/ dhe t’i lutemi Zotit/ që këtë këngë ta këndojmë/ vitin e ardhshëm në Kosovë”.

/
Exit mobile version