Site icon PrishtinaPress

Prezantohet strategjia zhvillimore e Agjencisë për Forenzikë

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme sot do të prezantohet strategjia zhvillimore e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media, në të cilin thuhet se në konferencë do të prezantohet strategjia për vitin 2016-2020.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, kryeshefi i AKF-së, Blerim Olluri, drejtori i Departamentit për Siguri Publikë në OSBE, Ake Roghe, si dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë dhe vendor.
Konferenca mbahet në objektin kryesore të kësaj Ministrie, duke filluar nga ora 11:00.

Exit mobile version