Site icon PrishtinaPress

Prezantohet Rregullorja e re për emërimin e kryeprokurorëve

Këshilli Prokurorial po diskuton ndryshimet e rregullores për emërimin e kryeprokurorëve, ku janë paraqitur plotësimet që sipas anëtarëve do ta fuqizojnë procesin e emërimit.
Anëtar i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni tha se me këto ndryshime po bëhen me qëllim që të bëhet procesi më i fuqishëm dhe më i drejtë.
Sipas tij, ndryshim tjetër është edhe caktimi i përbërjes së komisionit.
Kurse, ajo që Hyseni konsideroi si ndryshim shumë pozitiv e që po ndodhë për të herën parë, është se anëtari i komisionit që do të merr pjesë në komisionin e shqyrtimit dhe vlerësimit nuk do të marrë pjesë në procesin e votimit, gjë që sipas tij, janë munduar të heqin mundësinë e ndikimit.
Ndërkohë, anëtarët tjerë pritet të jenë pro apo kundër këtyre ndryshimeve. /KP/

Exit mobile version