Në kuadër të projektit mbi “Forcimin e efikasitetit dhe cilësisë së drejtësisë në Kosovë” i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, do të mbahet konferenca sot në Prishtinë.
Gjatë ngjarjes mjetet e zhvilluara nga Komisioni Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (KEED) në fushën e efikasitetit dhe cilësisë së drejtësisë do të prezantohen në sektorin e drejtësisë nga përfaqësuesit e Kosovës.
Kjo përfshin udhëzime për statistikat gjyqësore dhe menaxhimin e kohës, listën e kontrollit të cilësisë së drejtësisë dhe manualin për kryerjen e sondazheve mbi kënaqësine e përdoruesve.
Kjo ngjarje organizohet në kuadër të “Lehtësimit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (Lehtësimi Horizontal)”, e cila është iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian (BE) dhe Këshillit të Evropës për Evropën Juglindore dhe Turqinë, si një mjet kryesor për promovimin e standardeve të përbashkëta të BE-së dhe Këshillit të Evropës.
“Lehtësimi Horizontal” është duke u zbatuar nga gjashtë përfitues, domethënë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, “ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia, përderisa Turqia do të përfitojë nga analizat/këshillimi gjyqësor nëpërmes mekanimit koordinues të ekspertizës.
Zbatimi do të zgjasë më shumë se tre vite (maj 2016-prill 2019) me një buxhet prej €25 milion dhe do të fokusohet në tri tema: 1.Sigurimi i drejtësisë, 2. Luftimi i korrupsionit 3. Luftimi i diskriminimit dhe mbrojtja e të drejtave të gr