-0.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Prezantohen tekstet e reja pune nga Projekti i Historisë së Përbashkët

Projekti i Historisë së Përbashkët të Evropës Juglindore bën prezantimin e teksteve të reja pune nga Projekti i Historisë së Përbashkët.
Librat që do të prezantohen janë pjesë e Projektit të Historisë së Përbashkët të Evropës Juglindore – një nismë që funksionon tani 18 vjet – i cili ofron burime shtesë me perspektivë të gjerë për mësimdhënësit, siguron trajnime për mësimdhënësit dhe inkuadrohet në arsimin publik me qëllim të pajtimit rreth së kaluarës përmes qasjes së re në edukimin historik.
Projekti ka botuar deri më tani katër vëllime të teksteve mësimore me shumë-perspektivë në 11 gjuhë, duke prezantuar historinë e Evropës Juglindore nga periudha e Perandorisë Otomane deri në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Dy libra që do të prezantohen të premten i dedikohen periudhës prej fundit të Luftës së Dytë Botërore deri në vitet të nëntëdhjeta. Në përpilimin e tyre kanë qenë të inkuadruar 34 historianë dhe 135 mësimdhënës nga rajoni.
Projekti është mbështetur edhe nga Ministria e Kosovës për Arsim, Shkencë dhe Teknologji.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img