Me reduktime të energjisë elektrike po përballet ende vendi turistik Prevalla.
Këtë të diel nuk ka pasur fare energji elektrike në këtë zonë, poashtu edhe sot ka pasur disa ndërprerje të rrymes gjatë mëngjesit.
Problem kryesor mbetet lidhja e dobët e kabllove elektrike në këtë zonë dhe investimi i vogël për ta përmirësuar gjendjen.
Sipas burimeve të Prishtina Press rryma në Prevallë nuk ka stabilitet dhe ka shumë ndalesa gjatë ditës./PrishtinaPress/