1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Preteni: Korrupsioni nuk luftohet me prokurorë e gjykatës nga pazaret politike

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në tre muajt e fundit ka regjistruar sërish një bilanc të ultë të rasteve të zgjidhura për korrupsion. Kreu i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, thotë se fjala është për veprime stihike pas kërkesave të BE-së për dënim të korrupsion në nivel të lartë.
Kryesisht në nivel të ulët, në tre muajt e fundit, departamentet e krimeve të rënda të gjashtë gjykatave themelore kanë zgjidhur në total 93 raste të lëndëve për korrupsion.
Paralelisht prokuroritë kanë dërguar edhe 68 aktakuza të tjera të rasteve për korrupsion.

Besnik Ramosaj, drejtor i Departamentit të Statistikave në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, thotë se volumi i lëndëve të zgjidhura tregon se ka efikasitet në trajtimin e këtyre rasteve.
Sipas tij, efikasiteti matet sa lëndë zgjidhen nga lëndët e pranuara, po në të njëjtën periudhë kohore.
Megjithatë nga lëndët që kanë shënuar regjistrin e rasteve për korrupsion protagonistët sërish janë persona me pozita të ulëta, ndonëse rastet e korrupsionit dhe abuzimit me paranë publike në të shumtën janë shifra milionëshe.
Kreu i Agjencisë Kundër Korrupsion, Hasan Preteni, thotë se fjala është për një situatë stihike sa për t’iu përgjigjur kërkesave dhe presioneve ndërkombëtare, por sipas tij nuk ka luftim korrupsioni as llogaridhënie.
“Nuk ka asnjë rast të gjykimit të korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe asnjë rast as në nivel drejtorësh të departamenteve. Fatkeqësisht korrupsioni nuk po dënohet”, i ka thënë Preteni Radio Kosovës.
Preteni thotë se korrupsionin nuk mund ta ndjekin gjykatësit dhe prokurorët, emëruar përmes pazareve politike.
“Nëse një gjykatës hyn me favore nuk mund të pritet që ai të jetë i pavarur dhe të gjykojë drejt as në rastet për korrupsion, sepse ai i jep llogari atyre që e kanë vendos aty. Pastaj numri i aktakuzave nuk figuron, qytetarët nuk e dinë sa aktakuza janë ngrit dhe kundër kujt janë ngrit aktakuza”, ka thënë Preteni.
Sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në rastet e zgjidhura në këtë periudhë kohore janë 48 lëndë me aktgjykim fajësues.
Nga të dënuarit në 22 lëndë ka shqiptim të dënimeve me burg, në 14 lëndë dënim me gjobë dhe dy raste me dënime të tjera. Në 21 lëndë aktgjykimet kanë qenë liruese, 11 janë refuzuar dhe 13 të tjera shënohen si mënyra të tjera. Ndërsa 368 lëndë kanë mbetur pazgjidhur në fund të kësaj periudhe raportuese.
Në gjithë këtë vërehet mos harmoni shifrash mes aktakuzave të ngritura, personave të akuzuar dhe atyre të dënuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img