Site icon PrishtinaPress

Pretendimet për ofrim të armëve nga Serbia në këmbim të mosnjohjes së Kosovës, reagon këshilltari i Zelenskyt

Pas takimit mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Volodymyr Zelenskyt të Ukrainës, ka folur këshilltari i presidentit ukrainas, Mihail Podoljak, duke mohuar pretendimet e raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, e cila tha se Vuçiq me shumë gjasë i ka ofruar armë presidentit të Ukrainës në këmbim të mosnjohjes së Kosovës.

Podoljak i ka mohuar këto pretendime, duke i quajtur vetëm spekulime dhe se nuk ka asgjë të vërtetë rreth kësaj.

“Sigurisht që nuk ka asnjë të vërtetë në këtë, është spekulim. Takimi mes Presidentit të Serbisë dhe Presidentit të Ukrainës është padyshim i rëndësishëm. Duhet komunikim në të gjitha nivelet, duhet të kuptojmë pozicionet e njëri-tjetrit”, ka thënë ai për N1.

Podoljak ka thënë se çdo parti politike mund të hap një debat nëse një “territor” duhet të njihet apo jo, por thotë se fakti që një deputet ose një pjesë e elitës politikë në Ukrainë flasin për diçka të tillë s’do të thotë diçka tjetër.

Përveç kësaj, Podoljaka k thënë se në Ukrainë ekziston një qëndrim zyrtar që nuk e njeh Kosovën.

“Së pari çdo vend demokratik mund të ketë një dialog të brendshëm. Çdo fuqi politike mund të hapë një dialog nëse një territor duhet të njihet apo jo. Kjo është gjëja e parë – fakti që deputetët ose disa pjesë të elitës politike në Ukrainë diskutojnë diçka nuk do të thotë asgjë tjetër. Dhe e dyta është se ka një qëndrim zyrtar të Ukrainës që e kupton atë Kosovë, pra atë territor të serbëve. Domethënë jo se është serb, por se është një territor i panjohur. Dhe pika e tretë është se unë ende nuk kam bërë paralele mes proceseve që ndodhin në Ukrainë, sepse është një luftë klasike e një shteti që hyri në territorin e një shteti tjetër – Rusisë në territorin ukrainas, dhe po përpiqet të aneksojë territore. Është një situatë lufte e zakonshme agresive”, ka thënë ai.

Exit mobile version