-2.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Presioni amerikan zhbllokon KQZ-në

Presidenti Thaçi pas një “urdhri” që mori dje nga Ambasada Amerikane nesër do ta bëjë emërimin e anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pikërisht në përvjetorin e parë të bllokadës së KQZ-së Thaçi do t’ia dhurojë funksionin këtij organi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të nisë ta kryejë funksionin e tij. Saktësisht pas një viti bllokadë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur që nesër të bëjë dekretimin e anëtarëve të rinj të këtij organi dhe ta funksionalizojë punën e KQZ-së.

“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës njofton se pas përmbylljes së të gjitha procedurave dhe kompletimit të lëndëve me informacionet e kërkuara shtesë këtë javë do të emërohen anëtarët e rinj të KQZ-së. Anëtarët e rinj të KQZ-së, të enjten, më 28 mars 2019, do ta bëjnë betimin para presidentit Thaçi”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentit, shkruan “Zëri”.

Kjo deklaratë e Zyrës së Presidentit erdhi pak kohë pasi Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkoi nga Hashim Thaçi që menjëherë t’i emërojë përfaqësuesit e partive politike në KQZ, në mënyrë që ky institucion t’i kthehet punës normale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img