Site icon PrishtinaPress

Presidentja thotë se e ka analizuar gjerë e gjatë draftin e Asociacionit

Presidentja Vjosa Osmani tha se nuk do të ngutet për ta vlerësuar si në përputhje me Kushtetutën e Kosovës draftin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të propozuar nga ndërkombëtarët.

Osmani tha në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, se e ka lexuar e analizuar “gjerë e gjatë” propozimin për Asociacionin, por që vlerësimin tha se duhet ta japë Gjykata Kushteutese.

“Aty parashihet që vlerësimin e kushtetutshmërisë së atij drafti do ta bëjë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, kështu që unë nuk do të ngutesha me e shpallë në përputhje me Kushteuttën. Kjo është detyrë e Gjykatës Kushtetuese dhe është institucioni në Republikën e Kosovës që e bën atë vlerësim, natyrisht në qoftë se asaj i paraprin akti i nënshkrimit apo miratimit të atij draft-statuti siç parashihet. Kështu që atë vlerësim duhet ta bëjë gjykata”, tha ajo.

Osmani tha se do t’i japë vlerësimet e saj si komente në Kushtetuese në rast se pranohet dhe miratohet marrëveshja për themelimin e Asociacionit sipas propozimit europian.

“Natyrisht që e kam lexuar. Jo vetëm lexuar, por analizuar me vëmendje të thellë, gjerë e gjatë, mirëpo vlerësimet e mia do t’i japë edhe me shkrim në momentin që ndodhin hapat e paraparë, pra në qoftë se kemi proces të nënshkrimit. Pastaj kur shkon ky draft-statut në Gjykatën Kushtetuese, si presidente e Republikës do t’i dërgojë të gjitha komentet me shkrim se cilat pjesë të atij drafti vlerësoj se duhet të sqarohen që zbatimi të jetë në plotëni të plotë mer Kushtetutën tonë”, tha Osmani.

Ajo përsëriti se vlerësimi i përputhshmërisë së propozimit për Asociacionin me Kushtetutën nuk është serioze të bëhet tash.

Exit mobile version