Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në New York, ka takuar Kongresistin Ritchie Torres.
Në një postim në Facebook, shefja e shtetit tha se me Torres foli mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.
“Në Neë York kishim një diskutim përmbajtësor me Kongresistin Ritchie Torres për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon. Mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën dhe për forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara. Faleminderit mërgatës sonë për organizimin dhe që vazhdon të luajë rol kyç në kultivimin dhe fuqizimin e vazhdueshëm të kësaj aleance”, ka shkruar Osmani, njofton Klankosova.tv.