Site icon PrishtinaPress

Presidentja sot nënshkruan letrën e aplikimit, për anëtarësimin e Kosovës në BE

Vjosa Osmani sot me ceremoni, nënshkruan letrën e aplikimit për anëtarësimin e Kosovës në BE

Sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit letrën e aplikimit për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Sipas njoftimit të Presidencës, ceremonia do të mbahet nga ora 11:00, në Kabinetin e Presidentes.

“Nesër, në orën 11:00 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të letrës së aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka njoftuar Presidenca.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani Sadriu, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri, Albin Kurti.

Pas ceremonisë së nënshkrimit tre krerët e Shtetit do të kenë deklaratë për media./Prishtinapress/

Exit mobile version