Site icon PrishtinaPress

Presidentja Osmani zyrtarja e parë në Kosovë me llogari në ‘Threads’

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është zyrtarja e parë e shtetit që ka hapur llogari në platformën e re të Metas, ‘Threads’.

Për ta ndjekur Osmanin në këtë rrjet social, mund ta kërkoni me username vjosa.osmani.

Ndryshe, ‘Threads’ është një rrjet social i bazuar në tekst që u lansua të enjten, ku përdoruesit mund të bëjnë postime me 500 karaktere dhe gjithashtu mund të publikojnë edhe video.

Përdorues të shumtë nga Kosova gjithashtu janë regjistruar në këtë rrjet social i cili është i lidhur me Instagramin.

Aplikacioni është i disponueshëm për t’u shkarkuar për përdoruesit e iOS dhe Android, por mund të kyçeni edhe nga desktopi nga Threads.net.

Exit mobile version